GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Jaeld Çelës, ish-Drejtorit të Policisë së Vlorës për lirimin nga burgu. Çela është i dënuar me 5 vite burg për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’, dënim të cilin e ka apeluar pak ditë më parë, ku kuronte lirimin nga qelia për disa arsye sipas tij, mes të cilave edhe atyre shëndetësore.

Çela dërgoi rreth një javë më parë kërkesë në GJKKO për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” ose “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”. Në kërkesën e tij, Jaeld Çela kërkonte nga gjykata konstatimin e shuarjes së afateve të paraburgimit dhe zëvendësimin e masës së sigurisë.

Ndër të tjera, Jaeld Çela sqaronte se kjo kërkesë vjen edhe nga fakti se vuan nga hernia fiskale lumbare dhe ka nevojë për fizioterapi e barna anti-inflamatore, regjim shtrati, injeksione selektive të rrënjëve të nervave me kortizonikë apo trajtim kirurgjikal. Në rast se këto trajtime nuk japin asnjë efekt, atëherë mundësia e vetme është ndërhyrja kirurgjikale.

Kujtojmë se ish-Drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela u vetëdorëzua vitin e kaluar. Ish zyrtari i lartë u dënua me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre. Çela, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe dy ish zyrtarët Sokol Bode dhe Gjergj Kohila akuzohen se ishin edhe pjesë e grupit të Habilajt që mbillte drogë në Shqipëri dhe e transportonte me skafe në Itali.

Çela u dënua në Shkallë të Parë për ‘Shpërdorim detyre’, vendimi u prish në Apel, që riktheu dosjen më pas për rigjykim. Për shkak të rekursit dosja ndodhet në Gjykatën e Lartë e cila ka qenë në pamundësi për ta shqyrtuar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re