Santiliano Dule, kryetar i zgjedhur i Grupseksionit nr.1 të PD Berat ka reaguar pas deklaratave të Aliebajt, i cili akuzoi Sali Berishën se në krye është vendosur një person që ka qenë anëtar i LSI. Ai sqaron se asnjëherë nuk ka qenë funksionar i LSI, duke thënë se ka dhënë kontributin e tij në Partinë Demokratike.

“Sot Luli ,te Lulezuarat dhe AMA_T e tije kane keqpërdorur hapësirën e mediave dhe te FB per te shpifur por edhe për te konfirmuar njëkohësisht, se interesat e opozitës ne Berat i ka shitur pikërisht ai te Rama dhe tek Klosi njësoj si ne te gjithë Shqipërinë. Ishte e pështire ne fakte se gjate fushatës, eksponentet e Lulzim Bashes bashkepunonin hapur me Klosin ne dem te opozites, çka solli qe PS te merte mandatin e 5 ne Berat. Asenjeher nuk kam qene ase funksionar dhe ase anëtar i LSI . Kontributet familjare te miat per PD nuk i vene dote te shiturit te Klosi dhe te Rilindja. Ja ku i keni procesverbalet e Lulzimit ku duket hapur sesi te njejtin procesverbal qe komisioneret e Lulzimit, njehere e votojne kunder sepse ka manipulime dhe pastaj e firmosin pro, bashke me socialistet, per ti hequr mandatin opzites! Çfare i shty komisioneret e PD ne Berat, qe nga procesverbali ku votonin kunder rezultatit sepse shpreheshin qe kishte manipulime, te votonin me vone PRO vjedhjes se mandatit ne tavoline ? Kete e shpjegone vetem Makina e numerimit te Parave, e gjetur ne zyren e Lulezimit. Per nje PD me te HAPUR, me te Bashkuar ,me te Forte . Fitore PD dhe Doktor Sali Berishes”, thuhet në reagimin e Dules.

Me herët Partia Demokratike ne Facebook, profil qe menaxhohet nga Enkelejd Alibeaj, e tha se Sali Berisha po vendos në postet drejtuese në rrethe ish-funksionarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Demokratët refuzojnë farsën e zgjedhjeve të Sali Berishës. Ato jo vetëm janë përjashtuese po në vend të tyre po zgjidhen në poste drejtuese ish-funksionarë të LSI. Njëri ndër ta është Santiliano Dule, i cili në zgjedhjet e 25 prillit, siç e tregon dhe statusi i tij ka qenë pjesë e fushatës së kandidatit të LSI. Sot Sali Berisha ka injoruar kontributin e gjithë demokratëve të Beratit, që kanë punuar e sakrifikuar për Partinë Demokratike dhe u ka emëruar kryetar grupseksioni në Berat nga LSI. Kjo është mënyra se si po veprohet kudo, përjashtuese dhe jo-përbashkuese”, thuhet në reagim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re