Pak pasi policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht se ka shpllaur person
ne kerkim administratorin e Gega Oil, ky i fundit ka reaguar per lajmin,
duke bere me dije se e ka mesuar gjithçka permes mediave.

Ne nje prononcim per “News 24”, ai thote se ndodhet ne Greqi per
pushime se bashku me familjen. Në përgjigje të akuzave të policisë, për
të cilat është shpallur edhe person në kërkim ai thotë se kompania jonë
nuk ka kryer asnjë shkelje apo kundravajtje penale as në aspektin evaziv
apo të të ashtuquajturës ‘Fshehje e të ardhurave apo të pasurisë’.

“Jemi nisur për pushime verore në Greqi, më datë 09.08,2019, pushime
të cilat janë rezervuar rreth dy muaj më parë të një agjenci turistike
në rrugën Fortuzi, Tiranë, ku dhe mund ta verifikoni fare lehtësisht.Sot
ndërkohë jemi njoftuar në mënyrë indirekte pas lajmeve që kishin
shpërthyer nëpër portale e gazeta të ndryshme, ku pretendohej se
administratori i kompanisë Genklaudis sha, ishte larguar qëllimisht për
t’iu shmangur përballjeve ligjore”, shprehet ai.

Gjithashtu, “Ne mund t’ju konfirmojmë që në njërën nga magazinat tona
fiskale të shitjes me shumicë, që ndodhet në Vrinë, Durrës, është
ushtuar një kontroll para dy ditësh, ku ka pasur një ndërprerje të
aktivitetit vetëm për disa orë, me pretendimin se kasat e shitjes ishin
të vendosura në regjim manual, pavarësisht se ne posedojmë certifikatën e
kalibrimit të regjimit automatik, e lëshuar sipas ligjeve në fuqi nga
firma certifikuese e fiskalizimeve A.E Distribution shpk në vitin 2012!
Mbas verifikimeve nga organet kompetente, u bë zhbllokimi i këtij
stacioni shitjeje dhe aktiviteti ka vazhduar normalisht”.

Pra, sipas tij, “kompania jonë nuk ka kryer asnjë shkelje apo
kundravajtje penale as në aspektin evaziv apo të të ashtuquajturës
‘Fshehje e të ardhurave apo të pasurisë’. Gjithashtu ju komunikojmë me
përgjegjësi të plotë morale dhe korporative që aktiviteti i firmës tonë
vazhdon pa ndërprerje në të gjithë Shqipërinë”.

Kompania Genklaudis sha është një ndër 10 tatimpaguesit më të mëdhenj
në Shqipëri, me mbi 83 stacione shitjetje në të gjithë vendin dhe me
mbi 500 punonjës, e gatshme për të vënë në dispozicion çdo dokumentacion
kundrejt çdo institucionin shtetëror dhe ligjor dhe të përgjigjet deri
në shkallën më të lartë të drejtësisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re