Policia e Durrësit ka proceduar penalisht mjekun M.M, 51 vjeç, banues në Manzë Durrës, pasi shtetasja L.B ka bërë kallëzim.

Sipas kësaj të fundit, mjeku ka bërë një mjekim të pakujdesshëm ndaj bashkëjetuesit të saj.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasin M. M., 51 vjeç, banues në Manzë, Durrës (me detyrë mjek në spitalin rajonal Durrës), pasi ka bërë kallëzim shtetasja L. B., e cila pretendon se ai ka kryer mjekim të pakujdesshëm ndaj bashkëjetuesit të saj, shtetasit D. B., 63 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re