Kreu i thesarit të Vatikanit, kardinali George Pell do të dalë para gjykatësve, pasi akuzohet për ngacmime seksuale. Kardinali u deklarua formalisht “jo fajtor”. Dhe ai vazhdimisht ka mohuar akuzat.

Një gjykatë australiane vuri në dukjse se ka shumë prova lidhur me çështjen, sa për të hapur gjyq për disa denoncime, por jo për të gjitha. Kardinali Pell, 76 vjeç, është kreu katolik më i vjetër i Australisë dhe një nga zyrtarët më të fuqishëm në Vatikan.

Atij iu vu në dispozicion një trupë e madhe rojesh ndërkohë që hynte në Gjykatën e Melburnit, përballë dhjetra gazetarëve dhe publikut. Pell, i cili konsiderohet i treti në rang zyrtarësh kishtarë, Cardinal Pell, u pushua nga Vatikani vitin e shkuar, për tu përballur me akzuat ndaj tij.

Qershorin e kaluar, policia në shtetin e Viktorias akuzoi klerikun e lartë. Më shumë se 30 dëshmitarë u morën në pyetje gjatë seancave dëgjimore, të cilat zgjatën katër javë, duke nisur nga Marsi. Shumë seanca u zhvilluan me dyer të mbyllura, një praktikë standarte kjo në Viktoria, për rastet e ngacmimeve seksuale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re