GJKKO ka dënuar me 1 vit burg ish-kryebashkiaken e Libohovës, Luiza Mandi.

Ish-kryebashkiakja socialiste ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi iu është ulur në 8 muaj.

Luiza Mandi u akuzua për shpërdorim detyre pas denoncimit të një qytetari se në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës.

 

Pas këtij kallëzimi, SPAK sekuestroi projektin dhe konstatoi se ishte cënuar prona e familjarëve të cilët bënë edhe kallëzimin.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re