Lavdosh Shehu, avokati i arrestuar disa ditë më parë me urdhër të SPAK, për “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shakallës së Parë.

Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës ai ka depozituar ankimimin në apel ku kërkon ndryshimin e masës nga arrest me burg në garanci pasurore. Sipas mbrojtësit, avokati Lavdosh Shehu nuk ka konsumuar vepër penale pasi ai ka proceduar komform të gjitha rregullave ligjore, për ekstradimin nga Italia drejt Shqipërisë të shtetasit Fatos Hyseni i dënuar me 30 vite burg për vrasje.

Në ankimim thuhet se Shehu, nuk ka takuar apo nuk ka ndërhyrë tek asnjë zyrtar apo punonjës në ministrinë e drejtësisë, ku të gjitha komunikimet i ka kryer nëpermjet emailit. Gjithashtu në ankimim thuhet se për 5000 mijë eurot që avokati i ka marrë shtetases Shqipe Hyseni, për punën e transferimit të djalit të saj, ai i ka kthyer asaj një shumë prej 900 eurosh. Ndërsa për 4100 euro ai ka lëshuar edhe faturë tatimore.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re