Pas përfundimit të “Eurovision” një video ku shihej vokalisti i grupit Maneskin, Damiano David, teksa po bënte një veprim të çuditshëm, i cili më pas u akuzua se po merrte drogë bëri xhiron e mediave dhe portaleve.

Pas këtyre akuzave, David i’u nënshtrua testit nga i cili doli negativ. Së fundmi, në një intervistë të dhënë për mediat greke, David ka treguar se pas akuzave u ndje i ofenduar, prandaj dhe vendosi që të bënte testin.

“Padyshim që na shqetësoi e gjithë çështja që u ngrit, sepse duam që njerëzit të flasin vetëm për muzikën tonë. Por, ndërgjegjja jonë e pastër na bëri të mos dyshojmë. Ne kurrë nuk do ta bënim një gjë të tillë.”, tha ai.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb