Spitali Rajonal  i Fierit ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar dje në media se në këtë spital ishin të infektuar me koronavirus një fëmijë I vogël sëbashku  me nënën e tij. Me anën e një statusi në faqen zyrtare në facebook spitali përgënjeshtron lajmin dhe thekson se asnjë fëmijë I prekur nga virusi Covid-19 nuk ndodhet në reaminacionin e këtij spitali.

Njoftimi I plotë: Në përgjigje të të gjithë atyre që na kanë pyetur dhe janë interesuar mbi një lajm të publikuar në disa media, mbi rastin e një fëmije dhe nënës së tij, të prekur nga Covid-19, Spitali Rajonal Fier bën me dije se ky informacin NUK është i vërtetë.

Asnjë fëmijë nuk ka rezultuar pozitiv dhe asnjë pacient i prekur nga ky virus nuk ndodhet në reanimacionin e këtij spitali. Ftojmë këdo të verifikojë, e lusim të gjithë ata që publikojnë të tilla informacione ti konfirmojnë më parë, për të evituar edhe përhapjen e panikut tek qytetarët.

Spitali Rajonal Fier edhe një herë u bën thirrje qytetarëve të përdorin maskën në mjedise të mbyllura dhe për cdo shqetësim të kontaktojnë 127-ën.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re