Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) e refuzoi ankesën e vrasësit norvegjez të 77 vetave, Anders Behring Breivik, i cili u ankua në lidhje me kushtet e paraburgimit duke pretenduar të jetë nënshtruar trajtimit çnjerëzor dhe degradues, raporton Reuters.

“Gjykata në Strasburg vendosi se një studim i kujdesshëm i rastit nuk zbulon ndonjë shkelje të Konventës për të Drejtat e Njeriut, ndaj, ankesa e cila është e bazuar në argumente të dobëta, refuzohet si e papranueshme”, përfundon aktgjykimi.

Breivik, më 22 korrik 2011, pasi shpërtheu një  makinë-bomvë në qendër të Oslos duke vrarë tetë persona, shkoi më më pas në ishullin e Utoya, ku vrau dhe 69 njerëz, kryesisht të rinj të mbledhur në një kamp dhe që ishin majtistë.

Ai u dënua me 21 vjet burg, që është dënimi maksimal në Norvegji, i cili mund të zgjatet nëse akoma konsiderohet një kërcënim për shoqërinë.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re