Skip to content

“U arratis”/ Doshi i përgjigjet Berishës: Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Jam në mes të Tiranës

Pas deklaratës së kryetarit të PD, Sali Berisha, sipas të cilit kreu i PSD Tom Doshi ishte larguar nga vendi për të shmangur arrestimin e tij, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

Teksa publikon edhe një foto ku shfaqet mes disa miqsh, Doshi shprehet se nuk është larguar por ndodhet në mes të Tiranës.

“O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranes duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti!”, shkruan kreu i PSD.

“Toma ia mbathi!

Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur.

Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit”, do të shkruante pak më herët kreu i PD-së, Sali Berisha.