Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme turkun e shpallur në kërkim ndërkombëtar Faruk Ozer, 28-vjeçari i arratisur nga Turqia në prill të vitit 2021.
Ky i fundit, dyshohet se u arratis nga Turqia me 2 miliard dollarë cash, të cilat i kishte fitua duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin. Ai kishte mashtruar rreth 360 mijë përdorues të kompanisë së tij, ‘Thodex’.
Bashkë me Faruk Ozer, policia arrestoi edhe Edevaldo Haxhiun, I cili akuzohet se e ndihmoi turkun që të fshihej në një banesë me qera në qytetin e Elbasanit, në rrugën “5 maji”.
Kujtojmë se Faruk Fatih Ozer, u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit.