Gjykata spanjolle mund të urdhërojë arrestimin e udhëheqësit të Katalonisë, Carles Puigdemont, nëse nuk paraqitet para gjykatës.
Avokati Puigdemont, Pol Bekert tha se nëse Spanja kërkon ekstradimin e Puigdemont, i cili ndodhet në Belgjikë, vendimi do të merret nga gjykata belge dhe jo nga qeveria.
Avokati po ashtu ka njoftuar se Puigdemont nuk do të kthehet në Spanjë gjatë javëve të ardhshme.
Gjykata e Lartë Spanjolle dje u ka bërë thirrje anëtarëve të qeverisë rajonale katalone të paraqiten në Madrid, si pjesë e një hetimi mbi rebelimin për shpalljen e pavarësisë së provincës spanjolle.
Thirrjet vijnë pasi kryeprokurori i Spanjës njoftoi ditën e djeshme se ai do të ngrinte akuza zyrtare kundër Puidgemont,  duke përfshirë edhe rebelimin.
Puigdemont është shfaqur fillimisht në Bruksel me disa kolegë, mëngjesin e djeshëm, pasi Spanja paralajmëroi arrestimin e tij.
‘Jam në Belgjikë për ta sjellë pavarësisë katalanase në zemër të Bashkimit Evropian!’,  deklaroi Puigdemont.
Puigdemont tha se nuk po përpiqej t’i shpëtonte drejtësisë, por donte të ishte në gjendje të fliste lirshëm. Ish-presidenti tha gjithashtu se do të pranonte rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme të Katalonjës, të shpallura nga qeveria qendrore e Spanjës.
Ai nuk sqaroi se sa kohë do të qëndronte në Belgjikë, por tha se do të kthehej sapo t’i jepej “garanci” nga qeveria spanjolle.s,n

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re