Edison Pula, 27 vjeçari i arratisur nga burgu i Trevisos në Itali mëngjesin e së enjtes vijon betejën me drjetësinë edhe në vendin tonë.

I riu, nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës i është drejtuar gjykatës së Lartë me rekurs për prishjen e dënimit me 9 vite burg për akuzat e “vjedhjes” “vjedhjes me dhunë” dhe “largimi i të burgoaurit nga vendi i qëndrimit”.

Pula është dënuar me vendim të formës së prerë, në mungesë nga Gjykata e Apelit Tiranë më 22 tetor të vitit 2018, për 3 vepra penale. Ndërkohë që gjykata e shpalli atë të pafajshëm për akuzat e shkatërrimit të pronës, mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municioneve si dhe vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim.

Mësohet se aautoritetet tona kishin kërkuar edhe ekstradimin e këtij shtetasi. I kontaktuar nga Fax News lidhur me arratisjen e të riut, avokati mbrojtës i Pulës, nuk dha asnjë koment, duke u shprehur se do flas në një moment të dytë. Pula nuk e ka për here të parë arratisjen nga burgu.

Në vitin 2016 ai u arrestua me 8 persona te tjerë në sajë të operacionit të koduar “Shenjestra” si i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal ne fushën e krimeve kundër personit. Në atë kohë, Edison Pula ka mundur të arratiset, në momentin që po transferohej nga Komisariati i Policisë për në burg.

I arratisuri nga komisariati i Krujës, Edison Pula, dhunoi dy policët që e shoqëruan gjatë transferimit nga stacioni i policisë së Fushë Krujës, në komisariatin e Krujës. Pula, në atë kohë vetëm 21-vjeç, mundi tu ikte punonjësve të policisë dhe kapërceu murin rrethues të komisariatit të Krujës.

Lexo edhe:

Del VIDEO-ja/ Me vrap nëpër ara, momenti kur shqiptarët ia mbathin nga burgu në Itali

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re