Policia greke ka arrestuar shqiptarin e fundit dhe pakistanezin, të cilët arritën të arratiseshin dy ditë më parë nga burgu i Kretës.

Sipas mediave të shtetit fqinj, ata u arrestuan në një shtëpi tëe vjetër në Hania. Shqiptari dhe pakistanezi dyshohet se përgjatë këtyre dy ditëve kanë hyrë në disa shtëpi, pasi kanë qenë të uritur. Në këtë mënyrë autoritetet kanë arritur në gjurmët e tyre.

Ndërkohë një ditë më parë u arrestuan edhe 3 shqiptarët e tjerë të cilët arritën të arratiseshin por aventura e tyre zgjati shumë pak.

Bëhet fjalë për Mateo Barjami, i dënuar me 20 vjet burg për “trafik droge”, Bledar Frroku me 12 vjet e 6 muaj për “trafik droge” dhe Ardian Meta me 24 vjet për “grabitje”.

Rikujtojmë se 4 shqiptarët dhe pakistanezi u arratisën nga burgu i Hanias 2 ditë më parë ndërsa tashmë ndodhen sërish në qeli.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re