Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka përcjell Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ekstradimin e Plarent Dervishaj nga Dubai, drejt vendit tonë.

Dervishaj, akuzohet se në bashkëpunim me Lul Berishën, Indrit Taullaun, Viktor Ymerin, Emiljano Shullazin, Idrit Rusin dhe Luftar Reçin, kanë ekzektuar Klodian Saliun dhe Vajdin Lamen, ngjarje të ndodhura në shkurt të vitit 2005.

Ishte pikërisht dëshmia e Luftar Reçit, i cili tashmë është kthyer në dëshmitar të drejtësisë, ajo e cila zbardhi dy vrasjet e bujshme, duke bërë që Spak të urdhëroi arrestimet e emrave të njohur të botës së krimit.

Dervishaj, i cili është edhe kunati i kreut të Bandës së Durrësit u arrestua katër ditë më parë në Dubai, pas lëshimit të urdhërarrestit ndërkombëtar ndaj tij.

Ndaj tij pak kohë më parë është organizuar dhe një atentat në afërsi të Sukthit, nga i cili mundi që të shpëtonte pa lëndime serioze për jetën. Tashmë pritet nisja e procedurave për ektradimin e tij në Shqipëri dhe përballjen me drejtësinë, ndërkohë që vijon të mbetet ende në arrati Lulzim Berisha.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re