Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka finalizuar ditën e sotme një operacion për kapjen e personave që kryenin falsifikim dokumentesh, vulash, stampash, formularësh si dhe kryenin kontrabandë mallrash. Në pranga kanë rënë dy shtetas si dhe janë shpallur në kërkim dy  persona të tjerë.

Leonard Runa me profesion ekonomist në një kompani private, është arrestuar në kuadër të këtij operacioni. Runa është një person me precedent të mëparshëm kriminal, kun ë mars të këtij viti është arrestuar si pjesë e një grupi që kishte kryer shitje fiktive në vlerën 130 milionë lekë, dhe nëpërmjet tatimit mbi  vlerën e shtuar, i kanë shkaktuar shtetit një dëm financiar me vlerën rreth 20 milionë lekë.

Është e paqartë si ky person është liruar nga akuzat e ngritura ndaj tij në një kohë kaq të shkurtër. Ku vetëm 5 muaj pas prangosjes së parë ka rënë përsëri në rrjetën e policisë për të njëjtën vepër kriminale .

Gjithashtu në pranga si bashkëpuntorë i tij për falsifikim dokumentesh ka rënë dhe Romarjo Omeri.

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se në kërkim është shpallur dhe pronari dhe menaxheri i një firmë private.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re