Digjet gjatë orëve të para të mëngjesit zyra e noterit Aleko Anagnosti, në Sarandë.

Persona të paidentifikuar i kanë vendosur zjarrin zyrës në qendër të qytetit. Anagnosti prej 1 qershorit ndodhet i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Sarandës. Dy ditë më parë për Anagnostin Gjykata vendosi “Arrest në burg” me afat 45 ditë.

Siç informojnë burimet nga vendngjarja, autorët kanë hapur portën kryesore dhe kanë hyrë brenda, duket djegur dokumentet.

Kujtojmë se Anagnosti është një nga noterët më të vjetër dhe djegia e zyrës së tij i shkakton një dëm të madh qytetit, pasi ai disponon arkivën edhe të noterëve të tjerë që kanë lënë profesionin vite më parë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re