Skip to content

U arrestua 7 vite më parë/ Nga “zhvatja” e milionave për shërbim shëndetësor deri tek mashtrimi për shitjen e apartamentit, kush është vëllai i Adriatik Alimadhit që sot përfundoi në pranga

Fatos Alimadhi përmbaruesi i arrestuar këtë të premte për “shpërdorim detyre” është me precedent të mëparshëm penal pasi 7 vite më parë është arrestuar nga autoritetet ligj-zbatuese për akuzën e mashtrimit.

Ai është marrë nën hetim në vitin 2015, nga Prokuroria e Tiranës. Sipas institucionit të akuzës në atë kohë ai kish përvetësuar rreth 45 milion lekë. Shuma e parave referuar dosjes i ishte marrë disa personave që kishin përfituar shpërblim shëndetësor. Por ai nuk u mjaftua me kaq, edhe pas tre vitesh në 2018 ka mashtruar një person duke i vjedhur rreth 32 mijë euro për shitjen e një apartamenti. Por ai në atë kohë shmangu hetimin duke zhdukur dosjen.

Ketë të premte ai u vu në pranga pasi kishte bllokuar pa lajmëruar llogaritë e familjarëve të një personi që kishte marrë kredi në emër të një subjekti dhe kishte humbur jetën, kur në fakt kredinë e një personi që humb jetën e mbulon siguracioni.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb