Një ditë më parë është vënë në pranga afër banesës së tij Drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, por edhe dy biznesmenë, konkretisht Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Hetuesit e SPAK kanë zbardhur në një nga episodet, shitjet dhe blerjet e një kompanie nga kreu i ARRSH-së, në kohën kur u bë këshilltar i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ai e ka blerë kompaninë për një shumë prej 800 eurosh dhe më pas e ka shitur 600 mijë euro.

LEXO EDHE: Skema/ Si abuzonte me fondet kreu i ARRSH! Evis Berberi i jepte tendera ortakut të tij në kompani në kohën kur Balluku e kishte emëruar drejtor

Deklarimet e pasurise

Por në deklaratën fillestare të pasurisë, Drejtori i ARRSH-së Evis Berberi ka deklaruar të ardhura nga kompania “B-Vaal Engineering” (aktualisht “Net-Group”) si Drejtor Teknik dhe të ardhura nga kompania Daam (ish “B-Vaal Eng – 1”) si Administrator i shoqërisë.

Sipas Ekstraktit Historik të Kompanisë “Daam” shpk me NIPT: L72205042F, z. Evis Berberi ka qenë zotërues i shoqërisë “Daam” shpk për 100% të kapitalit, për periudhën Shtator 2018 – Janar 2019, duke e blerë atë nga themeluesi Valter Begaj.

Më 31 Janar 2019, i shet kuotat në favor të Brunilda Buli. Kjo e fundit shet kuotat e shoqërisë në favor të Valter Begaj (më datë 23.12.2021), i cili i shet në favor të Ervis Lami (më datë 21.02.2022) për t’i riblerë më datë 29.03.2022.

Kompani në zotërim të Valter Begaj janë:

Net-Group (ish “B-Vaal Engineering”)

Daam (ish “B – Vaal Eng – 1”)

IPSUM.CO

E & V Project (Shpallja e Likuidimit në 2016 & Çregjistrimi në 2019)

Ish-zotërues të “Daam” shpk, Brunilda Buli dhe Ervis Lami nuk figurojnë aktualisht pronarë në asnjë subjekt juridik.

Kompani ku Brunilda Buli rezulton ish-ortake, sipas të dhënave të OpenCorporatesAlbania:
Lead Consulting

Bashkimi i Operatorëve Ekonomik “Hill International N.V” dhe “Net-Group” sh.p.k, kanë fituar tenderin për mbikëqyrje e punimeve të Ndërtimit të Tunelit të Llogarasë. Tender:

Pasaporta e Degës së Kompanisë Hollandeze “Hill International N.V” me NIPT 50919679:
Hill International N.V

LEXO EDHE: 

Arrestimi i kreut të ARRSH/ SPAK në ‘sitë’ edhe tenderat për rrugët! Akuzat që rëndojnë mbi Evis Berberin

Evis Berberi u arrestua pasi u largua nga zyra, detaje nga prangosja e kreut të ARRSH! Gazetarja Lala: I përfshirë në një tender për mirëmbajtjen e serverit! I afërmi i tij ka marrë milionat

Akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion, arrestohet kreu i ARRSH-së, Evis Berberi! Ja aferat që i zbuloi “Vetting”

Evis Berberit i gjenden piktura të shtrenjta dhe shuma të madha parash banesë! Kreu i ARRSH ‘hiqet’ si artist: S’i kam blerë, i kam bërë vetë

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re