Gjykata e Posaçme ka lënë të lirë Fiqiri Farrukun, ndërtuesin e pallatit për të cilin është nën hetim ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Fiqiri Farruku është lënë në “arrest shtëpie”.

 

Ai akuzohet për falsifikim dokumentesh të pallatit 11 katësh, objekt i ndërtuar 11 vite më parë.

 

Në bazë të hetimeve raportohet se ka shkelje në lejen e ndërtimit të dhënë gjatë drejtimit nga Vangjush Dakos. Ky i fundit dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të drejtorisë së Urbanistikës akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re