Liridon Zogjani ka bërë të ditur se babai i tij Adem Zogjani është ftuar nga misioni i EULEX-it në Kosovë në mëngjesin e sotëm dhe nga aty u dërgua për në Hagë. Në shkrimin e bërë publik, Liridoni tha se për këtë ngjarje nuk kishte dijeni askush.

“Sot ne ora 07:30 te mëngjesit , Babi është ftuar nga misioni Eulex dhe nga aty është dërguar për ne Hage, pa e ditur dhe pa e kuptuar as ai dhe as familja. Babi ka qene nje mbeshtetes i fùqishem i celulave te para te lù.ftes, ne aspektin operativ e sidomos ate financiar, qe nga fillimi i vitive i 80-ta .

Ishte krah i djathte i vellaut te tije Hysenit-njerit nga themeluesit e UÇK-s ( i kídnapuar nga sherbimet sèkrete serbe 1998 ). Babi ka qene i árr.estuar disa here ne vitet e 90-ta nga sigurimi serb , duke ia pamundesuar jeten dhe punen ne shtepine e tij. Pasi qe nuk dihej me per fatin e vellezerve te tije te arrestuar nga regjimi serb , Babi kalon ne zonen e lù.ftes, respektivisht ne SHP te UÇK-s, ku do te kryej me sukses te gjitha detyrat qe i besohen per lirine e vendit te tije .

Me mbarimin e lùf.tes, emerohet Kryeinspektor i Tatimeve, ku ve gurthemelin e pare te institucionit fiskal ne Kosoven e Lire. Me pas si Auditor ne Qeverine e Kosoves. Duke pare shume padrejtesi, vendosi te largohet nga institucionet per te vazhuar punen ne sektorin privat si ekspert i elonomise dhe financave, duke na angazhuar te gjithe familjen.

Si njeri qe jam, nuk kam pare as takuar asnjehere, me profesionist ne Ekonomi dhe njeri me te drejte e vetemohues. Ne familja jemi shume krenar per jeten dhe vepren e Babit dhe familjes ne pergjithesi dhe shpresoj shume qe do vazhdojme rrugen e tije. Nga Prokuroria speciale eshte ftuar per periudhen e lùftes. UÇK-ja eshte krenaria ime qe jam Kosovar !”, ka shkruar Liridon Zogjani.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re