Mëngjesi i 17 shkurtit të vitit 2003, ishte i pazakontë për Agim Murtezin nga Lipjani. Pa ndonjë paralajmërim atë e rrethuan forca të shumta të KFOR-it britanik e italian, të cilët e kishin vëzhguar për më shumë se dy vjet, por që Agimi kishte menduar se po kujdeseshin për rendin publike dhe nuk kishin lidhje me të.

Ata e arrestuan, pa ia treguar arsyen e arrestimit. Agimin e nisën për në Bondsteel për t’u transferuar më pas në Hagë, nën akuzat për krime lufte. Gjatë rrugës Agim Murtezit i lexohet aktakuza dhe e kupton se për çfarë u arrestua.

Ditën e sotme Murtezi ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi edhe për dëmshpërblimin që ka marrë nga Haga, 10 mijë euro.

“Ishte një befasi për arrestimin në shtëpinë time. Nuk kam ditur asgjë se çfarë do të më ndodhte. Dëgjoj trokitjen në shtëpi dhe kur shoh se ishte KFOR. Hynë brenda, u futën në dhomën e gjumit, më shtrinë për tokë dhe më lidhën. Më thanë të kthej kokën pas dhe më tregojnë letër njoftimin për personin që ishte në kërkim. Nuk më lanë të vishja as këpucët”, rrëfen Agimi.

Ky i fundit tregon se fillimisht nuk i kanë thënë asgjë, por kur ishte në furgon ata i kanë lexuar akt akuzën.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re