Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Arrestohet Fatmir Manellari, autori i dyshuar për vrasjen e Safet Hyskollarit, në fshatin Gështenjas të Pogradecit.

Ngjarje kjo e ndodhur dy muaj më parë në këtë fshat.

Burime të siguruara pranë policisë lokale bëjnë me dije se Manellari është arrestuar në banesën e tij. Të njëjtat burime thanë se gjatë gjithë kësaj kohe autori i vrasjes së 65 vjeçarit ka qëndruar i fshehur në pyjet rreth dhe tunelet e ish minierave rreth fshatit dhe deri ne fshatra te Lozhanit.

Policia duket ka patur informacion të lëvizjes së Manellarit, ashtu siç ka patur informacion se herë pas herë në orët e natës ai hynte në banesën e tij dhe pasi merrte rroba dhe ushqim, largohej përsëri, për të rënë në prangat e policisë një natë më parë, i akuzuar për vrasjen me paramendim te bashkëfshhatarit të tij.

 

 

Konflikti mes Manellarit dhe Hyskollarit ka lindur për shkak të një sipërfaqeje toke që ndodhej mes kovaçanës së autorit dhe banesës së viktimës.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë