Gjykata e shkallës së parë jep “arrest shtepie” për drejtorin e burgut të Reçit Ervis Zika, i cili u arrestua pak dite më  parë.

Reçi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke lejuar futjen e sendeve pa kontroll për të dënuarit, si dhe ka marrë karburant duke firmosur kartela fiktive.

Përveç Zikës në hetim janë dhe punonjës të tjerë në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.

Arrestimi i Zikës u krye nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve , ndërsa urdhëri për arrestimin është dhënë nga prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Pala mbrojtese kërkoi një masë lehtësuese për faktin se drejtori i burgut nuk përbën rrezikshmëri për ikjen nga vendi.

Hetimi ndaj drejtorit të burgut te Reçit do vijojë në kushtet e arrestit të shtëpisë. Vendimi u dha nga gjyqtarja e shkallës së parë në Shkodër Izabela Radovani ndërsa prokurore e çeshtjes ishte Shqiponja Milla.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re