Dritan Gjika, 47-vjeçari shqiptar që u arrestua në Abu Dhabi është një nga personat më të kërkuar në Ekuador për trafik droge, pastrim parash dhe organizatë kriminale.
Gjika, i cili është edhe “koka” e mafies shqiptare në Ekuador akuzohet se ka trafikuar sasi të mëdha droge në Amerikën qendror dhe Evropë.
Ministria e Brendshme ekuadoriane tha në një deklaratë se “Dritan Gjika është bërë një nga burrat më të kërkuar në vend” për trafikimin e drogës, pastrimin e parave dhe operacionet e krimit të organizuar.
Në shkurt të vitit 2024, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ekuadorit e quajti atë udhëheqësin e operacioneve të mafias shqiptare në vend, por ai nuk mundi të gjykohej sepse ishte i arratisur.
Shqiptari Dritan Gjika, i cili konsiderohet edhe si një prej drejtuesve të mafies të trafikut të drogës Kolumbi, Ekuador dhe BE po hetohet edhe për pastrimin e 31 milionë dollarëve.
Prokuroria ekuadoriane e lidh pikërisht shqiptarin Dritan Gjika dhe katër persona të tjerë me pastrimin e kësaj shumë të madhe parash.
Së bashku me Gjikën, i përmendur si drejtues i mafies shqiptare që vepronte në vend, janë të lidhur katër persona: Mario S.; Carina E.; Carlos G.; dhe Pablo H.