Skip to content

U arrestua në Dubai/ SPAK i kërkon Ministrisë së Drejtësisë ekstradimin e Durim Bamit

Durim Bami do të jetë prova e radhës mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për të vërtetuar nëse është e mundur hapja e një rruge, që do të sjellë para SPAK persona të kërkuar të rëndësishëm për hetimin.

Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga arrestimi i tij, arrestim që u njoftua përmes Interpol Abu DaBIT, SPAK bëhet me dije se i përcolli shkresat Ministrisë së Drejtësisë, si institucioni kompetent që kryen përkthimin e dosjes dhe u jep rrugë letërporosive.

Por, ky është rasti që vë përballë brenda një kohe jo të largët tre qëndrime, atë të kryeprokurorit Dumani, ministrit të drejtësisë Ulsi Manja dhe ministrit të brendshëm Taulant Balla. Bami, cili rezultoi se ishte i shumëkërkuar edhe nga grupet kriminale që ofronin 1 milion euro për jetën e tij, dyshohet se u përpoq të vriste ish deputetin Arben Ndoka, Tori Xheçukën dhe Erigers Migasin.

Ndërkohë, ai kultivonte drogë i mbështetur nga një ish-oficer i RENEA-s. Ekstradimi nga Dubai mbetet një mision i pamundur. Por, Shqipëria shpreson ta sjellë Bamin përmes marrëdhënies reciproke me Abu Dabin, ku të dyja vendet kanë shkëmbyer të kërkuar. Deri më tani në Shqipëri është ekstraduar nga Abu Dabi vetëm Bruno Cobo, i cili ishte vetëdorëzuar.

“”