Edison Pula, 30-vjeçar i cili u arrestua në Luksemburg, rezulton i padënuar në Shqipëri. 

Me anë të një vendimi të datës 4 korrik 2024, Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit që e dënonte me 14 vite burg për vrasje e shpërthim me eksploziv.

GJL dërgoi çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, por me tjetër trup gjykues. Ndaj çështja ndaj Edison Pulës është ende në proces gjyqësor.

“Prishjen e vendimit nr. 2212, datë 22.10.2018, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm me tjetër trup gjykues”, thuhet në vendimin e Gjykatë së Lartë.

Më 5 Shkurt, policia njoftoi 30-vjeçari, i lindur në Krujë, ishte arrestuar në Luksemburg dhe sipas bluve, rezultonte i dënuar me 14 vjet burgim, për 6 vepra penale.

Edison Pula akuzohet për: “Vrasja me paramendim”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.

Por, avokati i të riut ka deklaruar se “Edison Pula nuk është i dënuar në Shqipëri” pasi Gjykata e Lartë ka prishur vendimin për dënimin e tij me 14 vite burg.

Tashmë bëhet e vështirë për autoritetet shqiptare ekstradimi i 30-vjeçarit drejt Shqipërisë.

Njoftimi i policisë

Operacioni “Together”, në pranga 1 shtetas i dënuar me 14 vjet burgim, për disa vepra penale të rënda.

Si rezultat i sigurimit të informacioneve nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (FAST Albania), mbi vendndodhjen e një shtetasi të dënuar në Shqipëri, për disa vepra penale të rënda, si dhe i shkëmbimit të këtyre informacioneve me homologët e FAST Luksemburgut, nëpërmjet koordinimit të rrjetit ENFAST, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Together”.

Si rezultat i këtij operacioni, u lokalizua dhe u vu në pranga shtetasi Edison Pula, 30 vjeç, i lindur në Krujë, i dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.

KUSH ËSHTË EDISON PULA

Edison Pula është njeriu që përveç vjedhjeve në Shqipëri, u dëmtoi karrierën dy policëve mbasi u arratis në çastet që ata po e fusnin në burg. Ai po ashtu është arratisur mëngjesin e 9 qershorit të viti 2022 nga burgu i Trevisos në Itali.

Teksa pritej të dilte para Gjykatës për 50 vjedhje, nga Burgu i Trevizos, 30-vjeçari, që njihet si mjeshtër i arratisjeve dhe i vjedhjeve serial, ai u largua asokohe së bashku me dy shqiptarë të tjerë, por këta të fundit u arrestuan brenda pak orësh.

Por më shumë se sa episodet e vjedhjeve në Itali dhe Shqipëri dhe implikimi në drogë, emri i të arratisurit Edison Pula lidhet me një nga atentatet me tritol të organizuar ndaj njerëzve të hetuar për vjedhjen e një mjeti që u përdor për vrasjen e kryekomisar Ditan Lamaj.

Numri i telefonit që aktivizoi bombën me tritol më 19 shtator 2016 në automjetin Gentjan Bejtjes i dëmtuar rëndë në atë kohë, e tradhtoi Edison Pulën dhe bashkëpunëtorët e tij. Krimet e Rënda e hetuan në atë kohë shënjestrën e atentatit të Pulës, Gentjan Bejtja, së bashku me Enver Stafukën, si hajdutët që siguruan makinën “BMV” prej nga ku u qëllua me breshëri Dritan Lamaj.

Për atentatin që synoi të asgjësonte një person që ka dijeni për autorët e vrasjes së një polici si Lamaj, Prokuroria mori nën hetim jo vetëm Edison Pulaj, por edhe Oltion Cacën, që të dy nën akuzë për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe shpërthim me eksploziv.

Ky hetim së bashku me vendimet e fajësisë shkoi për rekurs në Gjykatën e Lartë, së bashku me episode të tjera për të cilat i arratisuri akuzohet në Shqipëri si vjedhje dhe drogë.

Në Krujë, dy ditë mbasi ai u mor i pandehur dhjetorin e vitit 2016, Edison Pula u shpëtoi nga duart dy policëve Denis Çela dhe Naim Stafuka, duke u arratisur. Policët që u arrestuan për shpërdorim detyre thanë se sapo e zbritën nga makina për ta futur në komisariat, i dyshuari përfitoi nga dera e hapur dhe u largua.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko