Ish-deputeti Mark Frroku ka reaguar për herë të parë në lidhje me sherrin që ndodhi më 29 tetor tek Kepi i Rodonit në Durrës, ku u përfshi ai dhe 7 peronat e tjerë.

Në një prononcim të shkurtët për mediat pasi doli nga Gjykata ku i është përcaktuar dhe masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, ish-deputeti u shpreh se “ne ishim në vendin e punës, komfor të gjitha ligjeve shqiptarë në fuqi”.

Mark Frroku: Ne ishim në vendin e punës, komfor të gjitha ligjeve shqiptarë në fuqi. Kaq skam çfarë të them.

Pyetje: Çfarë ndodhi? pse u konfliktuan? Kush ju sulmoi?

Mark Frroku: Ata që erdhën, ne ishim në vendin e punë.

Sot (2 nëntor) Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Mark Frrokun, Antonio Lazarin, Pal Dodën, Martin Lazerin, si edhe për 4 banorët e fshatit Shetaj, Bajram Kaçuli, Ylli Reka, Erjon Reka dhe Orgito Reka.

Arrest me burg në mungesë u dha vetëm për shtetasin Besnik Toma, familjarin dhe shoferin e ish-deputetit Frroku, i cili dyshohet se është personi që qëlloi në ajër me armë zjarri.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re