Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia sipërmarrësin Leonard Gjini, i cili u arrestua pas shpërthimit në magazinën e deputetit të PS-së, Bujar Çela në Lushnjë më 1 Mars ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën 7 të tjerë.

Sipas GJKKO-së, ndaj Leonard Gjinit mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”

Ndaj togat e zeza vendsosën që të mos caktojë asnjë masë sigurimi personal ndaj tij, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Leonard Gjinit nga qelia.

“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi vleftësimin e paligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Leonard Gjini, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” .

Të mos caktojë asnjë masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim Leonard Gjini pasi mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar nga neni 289/2 të Kodit Penal.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Leonard Gjini, nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale”, thuhet në njoftimin e GJKKO-së.

Ndërsa për personat e tjerë nën hetim Robert Kola, Kudret Sulo, Miklovan Petro, Eugert Sina dhe Ilmi Uku u caktuan masat “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

GJKKO rivlerësoi masat e sigurisë pasi Gjykata e Fierit shpalli moskompetencën për shkak të lëndës mbi shpërthimin e ndodhur në magazinën e deputetit të PS në Lushnjë ku humbën jetën baba e bir, Roland dhe Elidon Hoxha.

Sipërmarrësi Leonard Gjini u la në burg nga Gjykata e Fierit për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasoja të rënda.

Ai nuk e ka pranuar akuzën duke deklaruar ka lidhur kontrate të rregullt me deputetin për  të ndërtuar magazinën, por kompania e tij nuk e nisi kurrë punën dhe se punëtorët që ishin të pranishëm në objekt ditën e shpërthimit nuk njiheshin prej tij dhe nuk ishin të kompanisë se ndërtimit që ai ka.

Megjithatë Gjykata e Fierit vendosi ta linte në burg me arsyetimin se pavarësisht mos fillimit te punës nga kompania Gjini, ai duhet të ndalonte punimet nga të tjerët, pasi vetëm ai ishte i autorizuar me kontratë ndërtimi.

Njoftimi i GJKKO: 

Pranë Gjykatës së Posaҫme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 13.03.2024 është regjistruar kërkesa penale me objekt: 1. Rivlerësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale të caktuar ndaj personit nën hetim Leonard Gjini nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin Nr. 373, datë 07.03.2024, si gjykatë jo kompetente për shkak të lëndës. 2. Rivlerësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personave nën hetim Robert Kola, Kudret Sulo, Miklovan Petro, Eugert Sina dhe Ilmi Uku me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-20241308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier si gjykatë jo kompetente për shkak të lëndës.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenin 88 dhe 112 të K.Pro.Penale, me vendimin Nr. 24 Akti, datë 18.03.2024 vendosi:

Rivlerësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale të caktuar ndaj personit nën hetim Leonard Gjini nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin Nr. 373, datë 07.03.2024 si gjykatë jo kompetente për shkak të lëndës.

Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Leonard Gjini, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar nga neni 289/2 të Kodit Penal.
Të mos caktojë asnjë masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim Leonard Gjini pasi mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar nga neni 289/2 të Kodit Penal.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Leonard Gjini, nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.

Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Robert Kola, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024-1308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Kudret Sulo, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024-1308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Miklovan Petro, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024-1308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Eugert Sina, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024 -1308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Ilmi Uku, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024-1308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re