Policia ka dhënë detaje nga operacioni ku u vunë në pranga prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, ish kreu i operacionales, Oltion Bistri dhe sipërmarrësi Pëllumb Gjoka.

 

Në njoftim bëhet me dije se janë arrestuar 8 persona dhe shpallur në kërkim 9 të tjerë. Policia ka zbuluar një arsenal armësh, 8 automjete (4 prej tyre të blinduara), maska, paruke dhe sende të tjera të paligjshme që përdoreshin nga pjesëtarët e grupit kriminal.

 

Të arrestuar janë Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardrit Hasanbegaj, Oltian Bistri, Xhevahir Lita, Sabjan Troshani, Nehat Fojleta.

 

Nga arsenali i armëve, policia njofton se grupi kriminal ishte i pajisur me kamera kurth, targa automjetes, baza vendosjeje snajperi dhe municione të tjera, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për të kryer vrasje.

 

Ishin përgjimet dhe zbërthimi i aplikacioneve SKY dhe ENCRO që fundosën grupin kriminal të goditur nga SPAK ku bënin pjesë prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, ish kreu i operacionales, Oltion Bistri dhe sipërmarrësi Pëllumb Gjoka.

 

Zbardhjet e tabulateve kanë nxjerrë zbuluar edhe një detaj rrënqethës nga ekzekutimi i 27 vjeçarit, Gjin Ndoj, të cilin pasi e kanë vrarë i shkuan në varrim.

 

Nga këto përgjime u zbulua se personi që porositi vrasjen e të riut ishte i shpalluri i zhdukur, por edhe në kërkim ndërkombëtar, Ervis Martinaj pas një konflikti që pati me viktimën.

 

Ndërsa Pëllumb Gjoka rezulton t’i ketë kërkuar realizimin e disa vrasje Behar Bajrit. Në listën zezë të biznesmenit ishte përfshirë edhe Kleant Musabelliu, polici që e kishte plagosur në këmbë në vitin 2017.

 

Nga bisedat e transkriptuara nga ekspertët francezë të aplikacioneve SKY, mësohen edhe shumat që do paguheshin për ekzekutime shkonin deri në 110 mijë euro.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re