Skip to content

U arrestua për ekstradimin drejt Italisë, si u arratis 3 vite më parë 29-vjeçari

Tre vjet pas arratisjes së tij spektakolare, Bledar Zefi, bie sërish në prangat e policisë së komisariatit numër 3 në kryeqytet.

 

Policia bën me dije se 29-vjeçari ishte arrestuar  në 2015, por atehere eshte arratisur nga komisariati nr 3 ne Tirane teksa kishte kërkuar për të shkuar në tualet.

 

Ndërkohë këtë të dielë arrestimi i të riut është bërë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

 

I arrestuari rezulton I dënuar me 10 vjet burg nga Gjykata e Genovës në Itali.