Një sasi prej 45.5 kg kokainë është kapur dje në portin e Durrësit, të fshehur në një kontenier me mish. Ndërkohë u arrestua administratori i kompanisë, që kishte porositur mishin, 30-vjeçari nga Kosova, Arben Ferizi, dhe agjenti doganor, Egert Vargu.

39-vjeçari Egert Vargu, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kompania “Apetit Group”, rezulton se është njëkohësisht edhe anëtar i PS në këshillin bashkiak në Bashkinë e Tiranës.

Në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, Vargu rezulton këshilltar në këshillin bashkiak, si dhe anëtar i Komisionit të Financës dhe Buxhetit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Egert Vargu ka postuar një foto të agjencisë “AG Shpk”, e cila është në emrin e bashkëshortes së tij.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re