Gjykata e Kurbinit ka liruar nga qelia shefen e shërbimit të provës Lindita Lelçaj.

Në seancën e sotme, gjykata dha masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policiore.

Seanca gjyqësore për caktimin e masës se sigurisë është zhvilluar në spitalin e Lezhës, pasi Lelçaj po merr mjekim mjekësor për shkak të problemeve që ka shfaqur me shëndetin.

Lindita Lelçaj u arrestua nga policia tre dite me pare me për “Shpërdorim Detyre”, pasi dyshohet se manipulonte provat për persona që vuanin dënimin, duke dhënë verifikime edhe për të dënuar që ndodheshin jashtë vendit.

Hetimet janë drejtuar nga prokurorja e Kurbinit Arjola Preçi dhe rasti i korrupsionit është zbuluar brenda nja harku kohor mjaft të shkurtër.

Në momentin e ndalimit policia ka përdorur një agjent të infiltruar, i cili i ka ofruar shefes së Shërbimit të Proves një shumë parash për të kryer veprime të jashtëligjshme dhe sapo ka marrë sasinë e lekëve është prangosur në flagrancë nga blutë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re