Pritet të mblidhet sot Këshilli i Lartë Gjyqësor për të shqyrtuar projekt vendimin për pezullimin nga detyra të gjyqtares së Korçës, Mimoza Margjeka. KLGJ-ja do të mblidhet në orën 14:00.

Gjyqtarja është lënë në “arrest shtëpie” pas akuzave për korrupsion.

Nga përgjimet e SPAK doli që gjyqtarja bashkë me bashkëshortin e saj dhe një avokat i kanë marrë një shumë prej gjashtë mijë eurosh një të arrestuari me qëllim për ta liruar nga burgu.

Gjyqtarja kundërshtoi masën ndaj saj dhe u shpreh se gjithçka që po ndodh është në kundërshtim me ligjin.

“Shoqërimi është bërë në mënyrë të paligjshme. Është e turpshme. Si ma bëjnë mua këtë gjë, po populli? Po jo nuk bën shteti kështu.

Është antiligjore”, tha gjyqtarja, e cila është përfshirë në debat edhe me oficerët e policisë që e shoqëronin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re