Gjykata e Apelit ka vendosur masën arrest me burg për Kujtim Spahon, i arrestuar dy javë më parë me qellim ekstradimin drejt Italisë.

Ky shtetas u arrestua në mars nga forcat “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të Kujtim Spahos 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, e ka dënuar me 7 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Vrasja”, “Plagosja e rëndë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

NJOFTIM PER MEDIAN

Më datë 03.03.2022 është kryer arrestimi i shtetasit me iniciale K.S. Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë Italiane pasi në ngarkim të tij ka një urdhër arresti të Gjykatës së Apelit Torino/Itali, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes”, “Plagosje e rëndë”, dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, vepra penale këto të parashikuara nga legjislacioni Shqiptar përkatësisht nga nenet 78, 88 e 114 të K.Penal. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e “Arrestimit” dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, ndaj shtetasit me iniciale K.S për efekt ekstradimi.

Me vendimin nr. 578 Akti, datë 08.03.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:

Vleftësimin si të ligjshëm të “Arrestimit” për qëllime ekstradimi të shtetasit K.S

Caktimin si Masë Sigurimi ndaj shtetasit K.S atë të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për efekt ekstradimi.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale K.S, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe caktimin e një mase sigurimi më të lehtë.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj.Elona Toro, me vendimin nr.260, datë 24.03.2022 vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 578 Akti, datë 08.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, 24.03.2022

Gjykata e Apelit Tiranë

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re