Edmond Qenani, 33-vjeçari i arrestuar pak ditë më parë, pasi sipas policisë ngacmonte sek*ualisht punonjëset e një kompanie në Tiranë ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

Ai thotë se nuk ka lidhje me këtë ngjarje dhe se ditën e martë ështëgoditur nga një punonjës i forcave “Shqiponja”.

Qenani shkruan se do të nxjerrë në pah të vërtetën përmes avokatëve të tij.

“Sqarim per media!!! Shkurt muhabeti: Une i agjerueshem, por ngacmuesseksual!!! Hajde gallate e paradoks mediatik e pak me shume hajde…
O Lali Edi Rama te kam fort xhan, perZotin. Pike.

Pune kazanesh qenka kjo pune! Me thone ‘Qimen e bejne tra’. Jo mo jo, ky esht nje super rast flagrant qe as qime nuk ka!

Pakez me thelle: Duke marre shkas mbi rrjedhojen e ngjarjeve te diteve fundit dua te bej me dije disa sqarime dhe detaje rreth cfare ka ndodhur nga dita e Marte, dt. 28.04.2020 qe une jam goditur nga nje frikacak, harbut e arrogant i pushtetit te “Shqiponjave” dhe menjehere ”vet-arrestuar” (e theksoj vet-arrestuar pasi ne procesverbalin e Oficerit te Policise Gjyqesore te Komisariatit numer 2, Tirane, shkruhet se qenkam i arrestuar ne flagrance), deri me 01.05.2020 qe Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane cakton masen e sigurise “Arrest ne shtepi” te parashikuar nga neni kaq e aq.

very very soon!

E verteta do dale shume shpejt, lehtesisht e vertetueshme!
Jam me i motivuar se kurre qe ceshtjes time ti shkoj deri ne fund e per kete do punoj nate e dite:

> me avokatet e mi brenda dhe jasht vendit,
> me perfaqesite diplomatike te vendit e te jashtme,
> me sherbimet inteligjente informative sekrete te brendshme e te jashtme,
> me median e lire ne vend si dhe ate nderkombetare e investigative;

per te hedhur ne drite dhe te zezen mbi te bardhe te verteten absolute unike definitive mbi ngjarjet qe kan ndodhur me dt. 28.04.20, si dhe ato para-rendese e ato pas.
E mbi te gjitha per te vene para ndergjegjes te paster e para drejtesise cdokend te perfshire direkt apo indirekt ne kete histori te ndyre e te ulet, te perballet me ligjin per cdo fjale e fjali te shpifur e cdo trillim te sajuar ndaj personit tim dhe integritetit tim. Jeta eshte e gjate e une nuk nxitoj. E verteta nuk vdes.

Me e rendesishme se kjo dua qe ju miqte e mi te jeni mese te qete e te duruar e ketu po i jap rendesi me se shumti familjes time, prinderve te mi te shtrenjte qe jane shqetesuar meseshumti nga bombardimet e mediave me lajme te rreme, miqte e mi te ngushte qe me njohin nga afer.

Te afermit e mi: Ju me njihni kush jam, dhe e dini shume mire se cfare vlerash perfaqesoj. Rrini te qete dhe kini besim. Kaq mjafton.

Persa i perket demit moral, fizik, shpirteror dhe integritetit tim e personalitetit tim une kam te gjithe instrumentat dhe strukturat brenda dhe jashte vendit qe do bashkpunojne per te verteten time dhe rikuperimin e figures time. Turp per shpifesit, trilluesit dhe frikacaket!

Une di te them vec nje gje;

Nje fraze filozofike dhe fantastike nga nje liber i shenjte, ku shkruhet se:

“Pas cdo lehtesimi ka nje veshtiresi;
pas cdo veshtiresie ka nje lehtesim.”

Koha verteton.
Une jam ketu. Per momentin arrest ne shtepi.

Shenim:
Faleminderit te gjithe ju kudondodheni qe me jeni gjendur prane fizikisht e virtualisht me keni motivuar edhe frymezuar qe keto dite te veshtira per mua dhe familjen time te kalojne me qetesi e dashuri.
Respekte!

Shenim:
Nje grumbull links me gallata mediatike rreth ngjarjes”, shkruan Qenani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re