Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 59 vjeçarin Anesti Sala nga fshati Pojan, cili u arrestua tre ditë më parë për ngacmim seksual të një 13 vjeçareje. Prokuroria kërkoi për 59 vjeçarin masën e sigurisë arrest me burg, kërkesë që u pranua nga gjykata.

 

Mbrojtesi i caktuar kryesisht kërkoi një masë më të butë sigurie për Salën,i cili gjate seancës mohoi të ketë ngacmuar seksualisht të miturën. 59 vjeçari pohoi që ishte përdorues i rregullt i alkoolit dhe ditën kur ishte konfliktuar me gjyshen e 13 vjeçares, për shkak të ngacmimit të saj, ka qenë në gjendje të dehur.

 

Anesti Sala u arrestua nga policia lokale për ngacmim seksual të një të miture nga i njëjti fshat, pas denoncimit të familjarëve të saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re