Bukuroshe Muharremi, 50-vjeçarja e arrestuar pak ditë më parë për rrëmbimin e një 12 vjeçari i cili dyshohet se po shfrytëzohej për të lypur në Sarandë është lënë në burg nga gjykata.

Ajo ka deklaruar para trupit gjykues se i mituri ishte prezantuar si jetim dhe është miqësuar me nipin e saj teksa ata ndodheshin në Tiranë. Ajo është shprehur se nuk e ka vlerësuar nëse duhet të njoftonte policinë dhe nuk kishte qëllim ta shfrytëzonte 12-vjeçarin.

“I mituri është njohur me nipin tim në të njëjtën moshë, në rrethinat e sheshit Skënderbej, aty kanë lëvizur nga sheshi tek Liqeni Artificial. Kanë qëndruar dhe luajtur bashkë aty. Natën e kanë kaluar në lulishte pranë sheshit Skënderbej. Fëmija u prezantua, që nuk ka prindër dhe rri në rrugë. Ngaqë u miqësua me nipin tim nuk donte, të largohej nga ne.

Unë kisha blerë mallra , për ti shitur në Sarandë dhe po bëhesha gati të ikja. I mituri nuk ndahej nga nipi dhe mua, dhe erdhi me ne. Në Sarandë, rrimë tek lulishtja në Parkun Miqësia, aty kalojmë natën.

Gjatë ditës lëvizte në qytet me nipin ose vetëm dhe kthehej prapë në park. Nuk e vlerësova se duhet të njoftoja policinë. Këto shpjegime i kam dhënë edhe në polici , nuk e kam marrë me qëllim të keq apo për ta shfrytëzuar. Fëmija kishte sjellje të natyrës, që rrinte nëpër rrugë i vetmuar”, ka deklaruar ajo.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re