Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpi” për Kristo Agalliun, i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhje me shitblerjen e votave.

 

52-vjeçari përballë togave të zeza tha se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe nuk e mban mend bisedën telefonike.

 

Agalliu u pa duke biseduar në telefon me koordinatorin e Partisë së Lirisë në Kuçovë, duke i premtuar se do t’i sillte vota në këmbim të një shpërblimi financiar.

 

Sipas bisedës, çmimi i votave ishte 15 mijë lekë, 5 mijë prej të cilave do të përdoreshin për karburant.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re