Skip to content

U arrestua për skandalin e inceneratorëve/ Hetim pasuror ndaj ish-deputetit Alqi Bllako

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimin pasuror ndaj ish-deputetit socialist, Alqi Bllako.

 

Procesi për verifikimet e pasurisë së Bllakos kanë nisur prej disa ditësh.

 

Me qëllim verifikimin e llogarive bankare që mund të ketë Bllako, SPAK ka kërkuar informacion në bankat e nivelit të dytë, si dhe janë dërguar shkresat për verifikim pasurie në institucionet e agjencitë e pronave.

 

Bllako po përballet me drejtësinë për akuzat e korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës që bazuar në hetimet e SPAK-ut, e implikojnë atë si të dyshuar në aferën e Inceneratorit të Fierit.