Gjykata e Beratit ka vendosur që të shtyjë me 20 ditë të tjera masën e arrestit në burg për inxhinierin e pyjeve Karafil Bregu. Bregu u arrestua për vdekjen e punonjësit Shkelqim Metkaj në qytetin e Beratit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e datës 27 gusht, ku punonjësi i bashkisë së këtij qyteti ndërroi jetë tragjikisht pasi u rrëzua teksa ishte duke krasitur një pemë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Goricës”.

Punonjësi i shërbimit të Bashkisë, kishte arritur ta priste pjesën e kurorës së pemës, por në përfundim të punës shkalla mbi të cilën kishte hipur rrëshkiti dhe kjo bëri që 46-vjeçari të humbasë kontrrollin dhe të rrëzohet fatalisht duke humbur jetën. Gjatë rënies së tij shara elektrike vazhdonte të ishte e ndezur. Për këtë rast u arrestua inxhinieri i Bashkisë për mos marrjen e masave të sigurisë në punë./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re