Bashkëshortja e Bujar Lezës ka folur për Fax News në një lidhje telefonike pas akuzave ndaj 45-vjeçarit si bashkautor në vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, duke thënë se nëse ai do të ishte vrasës nuk do të kishin aq shumë borxhe.

Merita Laze tregon se i shoqi ndodhej në qelitë e paraburgimit në Fushë-Krujë pas një sherri me të vëllanë dhe sa i takon vrasjës duhet të zbardhet e vërteta.

“Merrej me bujqësi dhe me ndërtim”-theksoi ajo, duke shtuar se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të shoqin gjatë gjithë kohës që ai ishte në qeli.

Merita Leza: Nuk di ca të them për momentin,

A keni kontaktuar me bashkëshortin gjatë kohës që ishte në burg, a e keni takuar?

Po atëherë në fillim

-A keni dijeni se bashkëshorti juaj i njihte këta njerëz?
Nuk e kam idenë për cfarë bëhet fjalë

-Ku ndodhej në shkurt?
-Në shtëpi se punonim këtu zakonisht, ai merrej me punë bujqësie dhe te firmat e ndërtimit në kohën e tërmetit.
Ai ka qenë arrestuar më parë, para një viti.

Fëmijët janë 9 dhe 10 vjeç.

-Nga komunikimi masës, a keni kontaktuar me të?
Që kur ra në burg flisnim në telefon dhe më pyeste për fëmijët. S’kam asnjë lloj të ardhure, edhe asistencën ma kanë hequr.

-A besoni se është e vërtetë vrasja për të cilën akuzohet?
Nuk e besoj fare sepse gjërat do të ishin ndryshe, unë kam akoma borxhe, drita pa paguar. Duhet të zbardhet ngjarja.
Sot nuk shkova ta vizitoj, sa erdha në shtëpi dhe e mora vesh.

Cila është thirrja juaj?
-Duhet të zbardhet e vërteta!

Kujtojmë se sot u njoftua identifikimi i bashkëautorit të vvrasjes së Behar Sofisë në datën 25 shkurt 2021 pranë piramidës. Autori i ngjarjes ku Sofia mbeti i vrarë me armë zjarri ishte Ernest Shyti.

Në atë kohë u arrestuan edhe Skënder Vathi, 54 vjeç, Leonar Xhixha, 30 vjeç, dhe Xhuljano Visha, 28 vjeç të cilët sipas hetimeve rezltonin të ishin bashkëpunëtorë në krim.

Ndërsa sot zbulohet se në vrasje ka marrë pjesë edhe Bujar Leza, 45 vjeç i cili ndodhej në qelitë e paraburgimit në Fushë-Krujë për veprën penale të dhunës në familje.

Leza besohet të ketë qenë një prej personave të cilët po vëzhgonin biznesmenin 66 vjeçar, Behar Sofinë pak para se të kryhej vrasja në mes të ditës pranë zonës së piramidës

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re