Prokuroria e Elbasanit bën dije 56-vjeçarja që u arrestua në qendrën e votimit në Elbasan, akuzohet për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’.
Prokuroria thotë se është marrë njoftim se në një qendër votimi në qytetin e Elbasanit, nga ana e Komisionit të Qëndrës së Votimit ishte konstatuar një shtetase e cila kishte fotografuar fletën e votimit.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, është dërguar grupi hetimor në vendin e ngjarjes, është identifikuar shtetasja e mësipërme, është sekuestruar telefoni celular, janë administruar aktet përkatëzse si dhe janë marrë deklarime personave që kanë dijeni.
Në përfundim të veprimeve paraprake të kryera, është arrestuar në flagrancë shtetasja me iniciale Majlinda Cara, e dyshuar si autore e veprës penale të “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.
Njoftimi:
Fotografoi votën, me kërkesë të Prokurorisë Elbasan arrestohet shtetasja M.C. për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u arrestua shtetasja M.C. nën akuzë për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’, parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal.
Në datë 11.05.2025, është marrë njoftim se në një qendër votimi në qytetin e Elbasanit, nga ana e Komisionit të Qëndrës së Votimit ishte konstatuar një shtetase e cila kishte fotografuar fletën e votimit.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, është dërguar grupi hetimor në vendin e ngjarjes, është identifikuar shtetasja e mësipërme, është sekuestruar telefoni celular, janë administruar aktet përkatëzse si dhe janë marrë deklarime personave që kanë dijeni.
Në përfundim të veprimeve paraprake të kryera, është arrestuar në flagrancë shtetasja me iniciale M.C., e dyshuar si autore e veprës penale të “Shkelja e fshehtësisë së votimit” parashikuar nga neni 327/1 i K.Penal.