“Arrest me burg” me afat 35 ditë ka dhënë Gjykata e shkallës së parë Shkoder ndaj Eduart Kesollës, i akuzuar për vrasjen e Preke Tonaj.

Në seancën gjyqesore i pandehuri Kësolla nuk ka folur, duke e lënë mbrojtjen në dorë të avokatit të tij.

Mbrojtja ka kërkuar që të sillen prova që implikojnë 30-vjeçarin, ndërsa ka kërkuar një masë më të lehtë pasi sipas mbrojtjes deri tani nuk ka asnjë provë që implikon 30-vjeçarin në ngjarje.

30-vjeçari e ka mohuar edhe më herët që të jetë ai autori i kësaj ngjarje. “Më keni sjell kot, nuk kam lidhje me ngjarjen. Nuk kam qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur vrasja. Nuk kam lidhje me vrasjen.” – ka deklaruar Kësolla para oficerëve të policisë, duke mos e pranuar krimin.

Policia dyshon se Eduart Kësolla vrau Prekë Tonaj për gjakmarrje. Kjo pasi, Pal Kësolla, babai i Eduart Kësolla, ka vrarë Nikollë Tonaj në periudhën e sistemit komunist në burg, ndërsa në vitet 90’ Kësolla u vra nga një anëtar i fisit Tonaj.

Prekë Tonaj u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në një lokal në fshatin Grudë e Re, pak metra larg banesës së tij, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Tonaj la pas 4 fëmijë, ndërkohë që më herët i kishin vrarë edhe 2 vëllezër të tjerë. Tonaj punonte në ndërmarrjen ujësjellës-kanalizime Shkodër.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re