Policia ka vënë sot në pranga Lulzim Spahijan që ishte në kërkim për vrasjen e 25 vjeçarit Fridman  Xhaferraj, i cili u gjet i mbytur në një rezervuar në korçë, një vit më parë.

Më herët për këtë krim ishte arrestuar Kristi Bixheku.

Fridman Xhaferraj u gjet i pajetë nga banorë të fshatit Gjanç në rezervuar, i lidhur me litar në gjymtyrë, dhe me një plagë në kokë të shkaktuar nga goditja me mjet prerës. Policia identifikoi si autorë të dyshuar dy shtetasit Kristi Bixheku dhe Lulzim Spahija i cili ishte në kërkim

Sipas prokurorisë vrasja dyshohet të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës mes viktimës dhe autorëve, të tre me preçedentë penalë në fushën e narkotikëve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re