Ditën e premte janë liruar nga qelia banorët e zonës së “5 majit” të cilët u arrestuan para disa ditësh pasi kundërshtuan prishjen e shtëpive të tyre.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për 5 banorët: Gj. N., 64 vjeç, A. M., 52 vjeç, M. M., 51 vjeç, N. M., 40 vjeç dhe L. M., 32 vjeçe, të cilët akuzohen për veprat penale: “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Juristja Adriana Kalaja tha se arrestimi i banorëve ishte një ndalim politik, pasi ata nuk kanë bërë asnjë vepër penale por kanë mbrojtur pronat e tyre.

Ne e konsideruan të jashtëligjshëm arrestimin e tyre ishte një akt me urdhër politik që e zbatoi policia e shtetit. Gjyqtari dhe prokurori u treguan në lartësinë e detyrës. Prej 3 ditësh ata që ishin në burg por nuk kanë konsumuar asnjë vepër penale por janë aty për të mbrojtur pronën e tyre dhe me kallëzimin penal që kemi bërë në SPAK po konsumohet një vepër e rëndë penale që kanë bërë autoritetet.

Me keqardhje konstatojmë nëse SPAK do të kishte marrë masën për të pezulluar shembjen deri sa shqyrtohet çështja. Gjithë institucionet kanë bërë vepër penale që nga kryeministri deri tek kryebashkiaku Rama. Ata kanë bërë vepra të rënda penale dhe do të shkojmë me një padi të re dhe shumë shpejt do ti drejtohemi edhe Gjykatës së Strasburgut. Ata mbrojnë pronat 3 tyre pasi nga shteti nuk ka transparencë. Është shumë e rëndësishme që të shpallet e pavlefshme akt marrëveshja që bashkia e Tiranës i ka dërguar banorëve është pa afat dhe u bëhet që tu marrë prona me dhunim. Në këto kushte ne e konstatojmë se ky dokument është i pavlefshëm dhe s’ka asnjë vlerë ligjore”, tha juristja Adriana Kalaja.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re