Kryetari i Partisë Mundësia takoi brenda qelisë së komisariatit 1 të policisë gjashtë protestuesit e arrestuar në mënyrë të dhunshme sot teksa po protestonin para Parlamentit.

Shehaj ndau pamje nga biseda me protestuesit në qeli, i shoqëruar nga deputeti i Mundësia, Erald Kapri.
Ai deklaron se protestuesit janë mirë, me moralin lart, dhe do të lirohen sot nga komisariati.

Deklarata e Shehajt:
“Ky është komisariati nr. 1. Këtu janë shoqëruar të gjashtë protestuesit që janë dhunuar përpara parlamentit.
Patëm mundësi të filsnim me ta, janë mirë, e dinë shumë mirë arsyen pse janë shoqëruar, janë shoqëruar për arsye politike, sepse Edi Rama do të shojë protestën dhe do t’i trembi, dhe duke i dhunuar mendon se mund të trembi ata dhe protestuesit e tjerë.
Të shoqëruarit janë Shkelzen Bushi Dritan Goxhaj, Flavio Ndreca, Asim Prenzaj, Arjan Taipi dhe Marjan Rama. Janë të gjashtë këtu, janë shumë mirë, moralin e kanë shumë të lartë, mezi presin të dalin nga komisariati për t’iu rikthyer protestave. Besoj se brenda orës pesë duhet të dalin sepse është afati i pesë orëve pas shoqërimit. Ngaqë nuk kanë asnjë provë dhe nuk është kryer asnjë krim, automatikisht policia duhet t’i lirojë.”, tha Shehaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re