Gjykata e Tiranës liron nga qelia Alban Voglin, president i klubit të futbollit Kastrioti dhe Gazmend Vogli, administrator i klubit.

Për Alban Voglin gjykata caktoi masën “detyrim për paraqitje”, ndërsa për Gazmend Voglin “arrest në shtëpi”.

Dy zyrtarët e klubit të futbollit u arrestuan të shtunën gjatë përballjes Tirana-Kastrioti në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Gazmend Vogli u fut në fushë duke ndërprerë për disa minuta takimin, ndërsa Alban Vogli ka kundërshtuar punonjësit e policisë jashtë saj. Vendimi u dha nga gjyqtarja Ardiana Bera.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re