Dy shqiptarë janë kapur të enjten nga policia greke pasi akuzoheshin për trafik droge. Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ndalimin e tyre të cilët u kapën mat me kokainë dhe me shuma të mëdha të hollash.

Përmes një video të postuar nga mediat greke shihet vendi se ku dy shqiptarët përkatësisht 28 dhe 47 vjeç kishin fshehur lëndën narkotike. Siç shihet dhe nga pamjet, droga ishte futur në një vend të përshtatur në kasetofonin e makinës.

Gjatë operacionit policor, efektivët grekë gjetën 21 kilogramë e 864.6 gram kokainë, 16.085 dollarë, 3.250 euro, dhe 4 celularë.

Ndërkohë të arrestuarit janë dërguar drejt burgut të Athinës, ku pritet të merret masa e sigurisë nga drejtësia greke.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re